×
  • Lajme
  • Lajme

    Gashi thotë se atentatori i Rugovës është vrarë

    Insajderi
    12 October 2016 - 20:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Avokati Tomë Gashi ka bërë një deklarim lidhur me atentatin ndaj presidentit historik, Ibrahim Rugova, zbardhjen e të cilit, pardje e kërkoi nga Prokuroria, presidenti i tanishëm, Hashim Thaçi.

    Sipas Gashit, atentatori i Rugovës tashmë ka vdekur.

    Ka shpjeguar edhe si ka vdekur.

    “Sa i përket Atentatorit ndaj Presidentit Rugova ai është vrarë para një kohe në një rast dhe nuk është më ndër ne”, ka shkruar Gashi.

    Por ai nuk ka sqaruar se kush është ky person, dhe në cilën ngjarje është vrarë.

    As nëse vrasja e tij ka të bëjë me aktin e atentatit ndaj Rugovës.

    Gashi ka sqaruar në vend të kësaj, se asnjëherë nuk ka thënë se Ramë  Maraj, një funksionar i LDK-së të jetë marrë në pyetje për këtë rast dhe se asnjëherë nuk ka qenë avokat i Marajt lidhur me këtë cështje.

    “Kam qene avokat i tij mbrojtës në një rast penal që ka pasur të bëjë me zhdoganimin e një veture të importuar, ai për këtë rast është liruar i pafajshëm me vendim të plotfuqishëm gjyqësor”, ka shkruar Gashi në Facebook, teksa i ka kërkuar falje Marajt për ndonjë keqkuptim të krijuar./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark