Insajderi
Lajme

Gashi: Zgjedhjet e përgjithshme janë zgjidhja e vetme për ta rikthyer besimin dhe funksionalitetin institucional

Insajderi
10 November 2025 - 19:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gashi: Zgjedhjet e përgjithshme janë zgjidhja e vetme për ta rikthyer besimin dhe funksionalitetin institucional
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, thotë se “ është koha t’i kthehemi nivelit nacional – sepse vendi ka ngecur”.

Ai deklaron se “Kosova nuk mund të ecë më me improvizime e pa drejtim”.

Prandaj, sipas Gashit “zgjedhjet e përgjithshme janë zgjidhja e vetme reale për ta rikthyer besimin dhe funksionalitetin institucional”.

“Le t’i mbajmë sa më shpejt, që Kosova të ketë qeveri që udhëheq, institucione që punojnë dhe politika që zhvillojnë. Kosova ka nevojë për drejtim. Dhe ky drejtim duhet të fillojë tani”, është shprehur ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark