Insajderi
Lajme

Gashi: Zgjedhjet janë të domosdoshme për t’i kthyer vendit normalitetin institucional

Insajderi
17 November 2025 - 15:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gashi: Zgjedhjet janë të domosdoshme për t’i kthyer vendit normalitetin institucional
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka deklaruar se vendi po shkon drejt zgjedhjeve me shpresën se ato do të sjellin zgjidhje për bllokadën politike dhe paqartësinë aktuale.

Në një postim në Facebook, Gashi ka theksuar se Kosova ka nevojë urgjente për stabilitet dhe institucione funksionale.

“Po shkojmë drejt zgjedhjeve me shpresë se ato do të jenë zgjidhja për Kosovën, një mundësi për t’i dhënë fund bllokadës, për ta nxjerrë vendin nga paqartësia politike dhe për t’i rikthyer normalitetin institucional që i duhet.

Vendit i duhet stabilitet, përgjegjësi dhe një qeverisje që punon për qytetarët.

Zgjedhjet janë hapi i domosdoshëm për të hapur një kapitull të ri”, shkroi Gashi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark