Gastronomet mblidhen në orën 14:00, Kllokoqi: Nuk do të rrimë të qetë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Gastronomet mblidhen në orën 14:00, Kllokoqi: Nuk do të rrimë të qetë

    Insajderi
    25 October 2021 - 11:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shoqata e Gastronomëve të Kosovës do të mbaj mbledhje sot  në orën 14:00 për të diskutuar rreth veprimeve që do t’i ndërmarrin kundër masave të reja të Qeverisë së Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.

    Në një prononcim për Gazetën Insajderi, Petrit Kllokoqi ka thënë se nuk do të rrinë të qetë karshi këtyre vendimeve.

    “Veprimet që do t’i marrim nuk e dimë sepse sot në orën 14:00 e kemi mbledhjen dhe bashkërisht do t’i marrim dhe do të vendosim për veprimet e mëtutjeshme. Kuptohet se nuk do të rrimë të qetë”, tha ai për Insajderin.

    Ai ka komentuar masat e reja duke thënë se masa për ndalimin e muzikës në orën 21:30 nuk ka qenë e efektshme as në kohen e ministrit Zemaj.

    “Masat e reja na nuk i kemi prit që të ndalet muzika në orën 21:30. Kjo s’ka tregu efektshemri as në qeverinë e kaluar kur z. Zemaj e kishte marr këtë vendim”, thotë ai.

    Mbrëmë, gastronomët kanë protestuar në  orën 21:30 në rrugët e kryeqytetit me vetura duke i rënë burisë./Gazeta Insjaderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark