×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Gastronomia më e rrezikuara nga ikja e punëtorëve”

    Insajderi
    08 January 2024 - 15:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gastronomia po konsiderohet si ndër sektorët që mund të atakohet më së shumti me ikjen e punëtorëve jashtë shtetit. Kësisoj, ky sektor ka filluar të marrë punëtorë të huaj.

    Kështu po thotë Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomeve të Kosovës.

    Ai ka thënë se Kosova qëndron më mirë se shtetet e rajonit sa i përket punëtorëve të këtij sektori por që rreziku, megjithatë nuk e sheh si të vetmin sektor që përballet me mungesë të punëtorëve.

    Sekretari në Shoqatën e Gastronomëve të Kosovës e konsideron si normale këtë migrim siç u ballafaquan edhe shtetet tjera. Ai ka thënë se nuk janë përgatitur siç duhet për t’u përballur me këtë migrim, teksa konsideron se është rritur më shumë vlerësimi për punëtorë.

    “Realisht shumë sektor janë prekur nga liberalizimi i vizave si një mase lehtësuese e lëvizjes së lirë të njerëzve, gjë e cila nuk ka ndodhur më herët normalisht që ka ndiku edhe pakëz  në rritjen e panikut në popull se është një përvojë e paprovuar në të kaluarën dhe tashti domethënë është hera parë  që ballafaqohemi me një realitet të ri por unë e konsideroj që është një rrjedhje normale siç i ka prekur të gjitha vendet tani po hyjmë në atë vlugun e popujve të cilët migrojnë dhe lëvizin por kjo normalisht do t’i ketë shqetësimet e veta sepse ne si vend nuk kemi përgatitur apo s’jem parapërgatitur mjaftueshëm  ashtu që këtë situatë ta amortizojmë në mënyrë të mirë të mundshme por realisht gastronomia është një ndër sektorët që do të preket nga ky lehtësim i lëvizjes bashkërisht me sektorin e shëndetësisë, me sektorin e ndërtimit të cilat do të ndikojnë jashtëzakonisht shume sidomos do të këtë një migrim të trurit të një kategorie demografike një rinie e cila po që se është aset tepër i madh për vendin tonë në kuptimin e vlerës së fuqisë punëtore”, ka thënë Vranica.

    Vranica pranon se gastronomia ka pranuar në punë emigrantë të shteteve të varfër.

    “Ka pasur edhe një lloj ankete e cila është bërë në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës na që jemi pjesë sektoriale si shoqatë sektoriale në kuadër të OEK-ut normalisht që kemi qenë pjesë e këtyre anketave edhe normalisht që shihet sa kanë shfrytëzua domethënë subjektet private në kuptimin  e punëtoreve domethënë ose pranimi në punë të emigrantëve të huaj sepse non-stop standardi kërkohet nga një standard tjetër një popull më i varfër kërkon të migroj të një popull i pasur ashtu ka filluar por jo me një masë të mjaftueshme”, u shpreh ai.

    Ndonëse migrimi i punëtorëve nga ky sektor është duke vazhduar, Vranica ka thënë se qëndrojnë më mirë se shtetet e rajonit. Konsideron se vlerësimi ndaj punëtorit është rritur dukshëm.

    “Po them që jemi me një situatë jo të këndshme në kuptimin e përgatitjes por si do që të jetë nuk e kemi situatën si Shqipëria qysh e ka pas, si Kroacia si e ka se kemi megjithatë kemi një përfaqësi demografike edhe normalisht duhet ta kenë parasysh qytetarët se ne po tentojmë sa më realisht sa më sinqerisht ta sfidojmë edhe ta te reflektojmë ketë realitet të ri… këtë duhet ta kuptojmë që edhe vlerësimi ndaj punëtoreve është rritur zakonisht shumë nuk është siç ka qenë më herët normalisht  se ka një rritje të vetëdijes të të bërit biznes nuk është siç ka qenë para 10 viteve normalisht është rritur edhe oferta për punëtorë duhet me pa gjithmonë prizmin pozitive na i ofrojmë disa gjëra në aspektin edhe në legjislacioni fiskal disa përparësi në raport me vende të tjera perëndimore”, theksoi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark