Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar rreth 88,93 për qind të votave nëpër Qendrat Komunale të Numërimit.
Nga përqindja e deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje ka 48,82 për qind të votave, PDK 21,40 për qind, LDK 12.86 për qind dhe AAK 5,72 për qind.
Ndërkaq, në mesin e kandidatëve më të votuar në Lëvizjen Vetëvendosje janë: Albin Kurti me 309,140 vota, Glauk Konjufca me 239,795 vota, Albulena Haxhiu me 126,228 vota, Hekuran Murati me 125,015 vota dhe Donika Gërvalla- Schwarz me 112,788 vota.
Tek Partia Demokratike e Kosovës me përqindjen e deritanishme të votave të procesuara janë: Bedri Hamza me 139,537 vota, Arian Tahiri me 62,383 vota, Përparim Gruda me 57,386 vota, Uran Ismaili me 46,373 vota dhe Sala Jashari me 42,179 vota.
Nga 88,93 për qind të votave të procesuara në QKN, më të votuarit e LDK-së janë: Lumir Abdixhiku me 68,893 vota, Hykmete Bajrami me 43,692 vota, Ukë Rugova me 38,473 vota, Avdullah Hoti me 34,731 vota dhe Doarsa Kica Xhelili me 33,888 vota.
Tek AAK-ja, më të votuarit janë: Ramush Haradinaj me 38,972 vota, Daut Haradinaj me 21,977 vota, Besnik Tahiri me 21,881 vota, Bekë Berisha me 16,035 vota dhe Agim Çeku me 14,824 vota. /Insajderi.org/