Që kur lufta civile në Siri filloi para pesë vjetëve, vendi është shkatërruar ndërsa janë parë vuajtje ekstreme në mesin e civilëve.
Usatoday ka bërë një listë të statistikave alarmante lidhur me një nga katastrofat më të këqija humanitare në botë.
450 mijë llogaritet të jetë numri i sirianëve të vrarë që nga fillimi i luftës civile në vitin 2011.
4.8 million sirianë janë larguar nga vendi që nga fillimi i konfliktit.
6.3 million njerëzit janë zhvendosur brenda Sirisë.
6150 është numri mesatar i personave të zhvendosur në ditë në mes të janarit dhe gushtit 2016.
1 milion personat të zhvendosur jetojnë në strehimore kolektive, kampet apo vendbanimet e improvizuara.
13,5 milion, njerëz kërkojnë ndihmë humanitare.
10 mijë refugjatët sirianë janë pranuar nga Shtetet e Bashkuara.
Fotografi të Sirisë së shkatërruar nga lufta