×
  • Sport
  • Sport

    Gati pasuesi i Mbappe, te PSG kërkohet “ylli” i Serie A

    Insajderi
    29 January 2024 - 09:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Sirena” franceze për Rafael Leao. PSG ka piketuar portugezin e Milanit si pasardhësin e Kylian Mbappe, i cili do të transferohet te Reali i Madrid në verë.

    “Telefoot” raporton se drejtuesit e kampionëve të Francës kanë zgjedhur “yllin” e “kuqezinjve” të teknikut, Stefano Pioli. Dhe në fundin e sezonit do të paraqesin një ofertë zyrtare.

    Me operacionin do të merret Luis Campos, drejtori sportiv i PSG-së. 59-vjeçari portugez është personi që e transferoi Leao te Lille në vitin 2018. Në akordin e rinovimit të Leao me skuadrën e Milan është vendosur klauzola e shitjes së tij prej 175 milionë eurosh.

    Gjatë këtij edicioni, 24-vjeçari luzitan numëron 6 gola dhe po kaq asiste në të gjithë kompeticionet me skuadrën e Milan.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark