Insajderi
Sport

Gattuso e nxori nga loja, Leon Dajaku e humb plotësisht durimin

Insajderi
21 October 2024 - 12:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gattuso e nxori nga loja, Leon Dajaku e humb plotësisht durimin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Hajduku i Splitit, i futbollistit shqiptar Leon Dajaku dhe i trajnerit të famshëm italian Gennaro Gattuso, fitoi me rezultat 2:0 ndaj Slaven Belupos të dielën.

Bardhezinjtë nga Spliti fituan me dy gola. Nuk ishte paraqitja më e shkëlqyer nga Hajduku, por ata morën tri pikë të rëndësishme me të cilat u ngjitën me katër pikë mbi Dinamo Zagrebin dhe Rijekën në tabelën e renditjes.

Ngjarja e vetme “e zezë” e Hajdukut ka ndodhur në minutën e 57-të kur Gattuso e largoi nga loja Leon Dajakun, të cilit nuk i pëlqeu vendimi i trajnerit.

Pasi doli nga loja, Dajaku mori një shishe me ujë dhe me inat e hodhi në stol.

Hajduku nuk do ta mendojë gjatë atë situatë sepse arriti të fitonte.

Megjithatë, mediat kroate shkruajnë se këtë sezon Gennaro Gattuso i ka larguar lojtarët nga skuadra për incidente shumë më të vogla se kjo, ndaj mbetet të shihet se me çfarë sanksionesh do të përballet Dajaku.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark