Atmosfera në kampin stërvitor të Lazios është tensionuar, pasi trajneri Gennaro Gattuso ka dërguar në shtëpi mesfushorin Kenneth Taylor pas një përplasjeje verbale gjatë stërvitjes.
Sipas raportimeve, debati mes trajnerit italian dhe futbollistit holandez ka qenë mjaft i ashpër, duke bërë që Gattuso të marrë vendimin për ta larguar Taylorin nga seanca stërvitore, shkruan Indeksonline
Ngjarja ka bërë jehonë në mediat sportive italiane, pasi është një nga incidentet e para të rëndësishme që nga ardhja e Gattusos në krye të Lazios.
‼️Kenneth Taylor è stato allontanato dall’allenamento di questa mattina, dopo un battibecco con Gattuso.#RadioLaziale#SSLazio pic.twitter.com/KcMBG4GeHn
— Radio Laziale (@RadioLaziale) July 30, 2026