Gaxherri: LDK, subjekti i vetëm që përjetoi dhunë dhe vrasje nga ShIK-u – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gaxherri: LDK, subjekti i vetëm që përjetoi dhunë dhe vrasje nga ShIK-u

    Insajderi
    31 October 2016 - 14:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “LDK është subjekti i vetëm që e ka përjetuar dhunën dhe vrasjet nga ShIK-u, anëtarët e cilës organizatë janë në të gjitha partitë, opozitare dhe në PDK. LDK, nuk e ka luksin as hilen për me bo lojëra me SHIK-un, ka thënë deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri në një postim të llogarinë e saj në facebook.

    “Çfarë mendoni ju se LDK duhet të bie edhe më këtë rast në kurthin e juaj që përveç vrasjeve edhe gjykimin ta bëni ju vetë? Jo kjo nuk do të ndodhë. Nuk do të ju bëjmë të mundur që të bëni prapë skenare çfarë ju dini, prapë në kurriz të LDK-së”, ka shtuar ajo.

    Ajo ka thënë se nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi për vrasjet ndaj anëtarëve të LDK-së.

    “Vërtet në Kosovë drejtësia len për të dëshiruar, por ne asnjëherë nuk do heqim dorë duke kërkuar drejtësi deri sa rasti i fundit të zbardhet dhe të ju hiqen maskat të gjithë atyre ‘patriotëve’ që vranë atdhetarët, patriotët, komandantët, ushtarakët, gazetarët, politikanët me të denjë të Kosovës”, ka thënë ajo.

    “Pse ju pengon juve që ne LDK-ja kërkojmë drejtësi për vete çdo ditë edhe në fushata?? Prandaj ju deshët të bëni komision parlamentar hetimor e nga “ekspertiza” juaj e lartë si deputet si jeni të konstatoni se ne kemi shpif se askush nuk u vra. Ju sa të aftë jeni edhe këtë gjë e bëni nëse ju japim në mundësin. Po lerini me lojërat e ulëta e të rrezikshme”, ka shtuar ajo.

    Gaxherri ka thënë se “njerëzit nga LDK janë vra nga SHIK-u, vetëm pse kanë menduar ndryshe, vetëm pse populli i ka mbështet dhe ju ka dhënë pushtet, e ju mbështetjen dhe pushtetin ju është dashur ta merrni me krim e me vrasje”.

    “Duhet të keni respekt së paku për familjet e këtyre patriotëve të vrarë, të mos tentoni që me skenare të tillë t’ju mohoni edhe drejtësinë. Ju duhet të gjeni forcën dhe të dëshmoni për rastet e vrasjeve në LDK, vetëm atëherë ju mund të jeni të qetë”, ka përfunduar ajo postimin e saj në facebook./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark