Insajderi
Insporti

Gazeta spanjolle me fjalë të mëdha për Edon Zhegrovën

Insajderi
18 January 2024 - 18:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gazeta spanjolle me fjalë të mëdha për Edon Zhegrovën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Edon Zhegrova është duke zhvilluar një sezon fantastik me skuadrën e Lille në kampionatin francez.

Në 26 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, Zhegrova ka kontribuar me 7 gola dhe po aq asistime.

E kjo formë fantastike e tij nuk ka shkuar pa u vënë re nga gazeta e madhe spanjolle “AS”, që i ka kushtuar një artikull special yllit kosovar.

Gazeta spanjolle AS ka bërë një artikull ku i ka dhënë jehonë duke e cilësuar si një sensacion dhe driblues zbavitës.

“Kështu luan dribluesi më zbavitës në ligat e mëdha. Edon Zhegrova është sulmuesi anësor i djathtë kosovar, i cili luan për Lille në Ligue 1 dhe është një nga sensacionet në Francë. Aftësia e tij në driblim po lë figura rrëqethëse”, e përshkruan gazeta AS.

Ndeshjen e radhës Lille e luan të dielën kundër Racing Club de Francë në kuadër të Kupës.

Bislimi lë të kuptohet se të ardhurat nga Beogradi serbët do t’i marrin të konvertuara në Euro
Read more


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark