09:46 - 03 Shkurt 2016

Kriza e rëndë ekonomike në Greqi nuk ka lënë të paprekur as gazetarët grek.  Për të protestuar për kushtet e punës me të cilat përballen, sindikatat e gazetarëve kanë marrë vendim që të fillojnë me grevë të përgjithshme.  Kështu, prej orës 6 të mëngjesit të së mërkurës, kanalet televizive, radiofonike dhe agjencitë e informacionit nuk transmetojnë asnjë lajm.

Kjo është greva e dytë brenda një javë dhe organizohet vetëm një ditë para një greve më të madhe të organizuar, që ka përfshirë të gjitha sindikatat greke të sektorit privat dhe publik, njoftojnë mediat greke.

Në vitet e krizës që ka filluar para disa viteve, papunësia në radhët e gazetarëve në Greqi ka shkuar në masën 60%, ndërsa është rritur puna në të zezë dhe pagat e ulta në portalet e ndryshme të informacionit, në të cilat vërehet edhe mungesa e deontologjisë dhe e profesionalizmit.

Ata kërkojnë gjithashtu që të mos hiqet taksa mbi reklamat që paguajnë të gjitha palët e interesit në favor të skemës së tyre të pensioneve./Insajderi