×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Gazetari gjerman paralajmëron shkrimin që do ta ‘trazojë’ Prishtinën, përmend edhe Kurtin

    Insajderi
    10 February 2023 - 12:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetari gjerman i “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Michael Martens, ka paralajmëruar një shkrim të ish-ambasadorit kosovar në Gjermani, Beqë Cufajt, që do të publikohet në edicionin e fundjavës të FAZ-it.

    Martens thotë se ajo që është shkruar nga Cufaj, nuk do t’u pëlqejë disave, sidomos në Prishtinë.

    Beqë Cufaj, ish-ambasador i Kosovës në Gjermani, e ka një shkrim në numrin e radhës të “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung” (edicionin e fundjavës) që disa në Prishtinë nuk do ta pëlqejnë, sidomos rekomandimet e tij se si duhet të sillet Berlini ndaj (kundër?) Kryeministrit Albin Kurti”, ka shkruar Martens.

    Siç e transmeton gazetari gjerman, Cufaj ka shkruar se si Gjermania ishte shteti që e ka përkrahur Kryeministrin Albin Kurti që të vijë në pushtet dhe se tani duhet ta përdorë ndikimin e saj te ai.

    “Sipas Beqë Cufajt, Gjermania është “sponsori kryesor” i Kurtit dhe ka punuar fort ta sjellë atë në pushtet, kështu që ajo duhet ta shfrytëzojë tani ndikimin e saj që të ushtrojë presion ndaj tij. Shumë i interesuar të shoh si do të funksionojë”, shkroi gazetari gjerman.

    Martens përcjellë zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe raporton kryesisht për negociatat e Kosovës me Serbinë dhe cështjet rreth tyre.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark