Insajderi
Lajme

Gazetari ironizon përvjetorin e VMRO-së: Urime asaj të dikurshmes, jo kësaj sot

Insajderi
23 October 2025 - 14:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gazetari ironizon përvjetorin e VMRO-së: Urime asaj të dikurshmes, jo kësaj sot
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gazetari nga Maqedonia e Veriut, Arben Ratkoceri, ka reaguar me ironi në Ditën e partisë maqedonase VMRO, duke e uruar vetëm versionin e dikurshëm të saj, e jo atë që, sipas tij, është shndërruar sot në parti anti-shqiptare.

Ratkoceri ka kujtuar historinë e lëvizjes së vjetër VMRO që dikur ishte lëvizje anti-osmane dhe anti-serbe.

“Gëzuar dita e VMRO-së, një lëvizje politiko-ushtarake maqedonase e fillim shekullit të kaluar. Organizatë heroike e revolucionare anti-osmane, e më pas anti-serbe dhe aleate me shqiptarët e Rilindjes gjatë gjithë kësaj kohe”, ka shkruar ai.

Por ai tha se ky urim nuk vlen për partinë e sotme, që sipas tij ka devijuar nga vlerat historike dhe është kthyer në forcë anti-shqiptare.

“Jo për VMRO-në e sotme, e transformuar në parti anti-shqiptare dhe në zgjatim të botës serbe, si dhe aleate e shqiptarëve të ‘ndershëm’ e të ‘xhemjetit’!”, tha Ratkoceri.

Aktualisht, VMRO-ja drejtohet nga kryeministri Hristijan Mickoski dhe qeveris në koalicion me bllokun shqiptar VLEN, i cili njihet për lidhjet e tij të ngushta me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark