×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Gazetari kosovar në Serbi tregon për vendndodhjen e policëve kosovarë

    Insajderi
    14 June 2023 - 15:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetari Idro Seferi ka thënë se sipas informacioneve jozyrtare që posedon, tre policët e Kosovës që u arrestuan nga policia serbe janë dërguar në Beogradi.

    Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se me rastin do të merret prokuroria.

    “Videot e policise se Serbise e konfirmojne arrestimin e tre policeve te Kosoves. Ne oren 16h pritet te kete nje konference per me shume detaje. Sipas infove jozyrtare policet jane sjell ne Beograd dhe me ta do te merret prokuroria”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.

    Tre policë kosovarë janë arrestuar nga autoritetet serbe.

    Në fotografitë e publikuara nga mediat serbe shihen policët e shtrirë në tokë të lidhur dhe me sy të mbyllur.

    Policët shihen se ishin të pajisur me armë, pajisje vëzhgimi, radiolidhje dhe harta.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark