×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Gazetari kosovar pretendon se Kurti e ka bërë gati letrën e dorëheqjes

    Insajderi
    28 January 2023 - 18:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetari kosovar, Ridvan Berisha ka thënë se sipas informacioneve që ai ka kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përgatitur letrën e dorëheqjes.

    Sipas gazetarit, shefi i ekzekutivit do të kërkoj legjitimitet të ri përmes zgjedhjeve të parakohshme.

    “Informacionet nga kampi i kryeministrit Kurti, nëse nuk janë spekulike, agjetacion e propagandë, n’a thonë se ai tashmë e ka përgatitur letrën e dorëheqjes, e cila pritet të komunikohet shpejtë”

    “Akuzat e kryeministrit ndaj emisarit special amerikan Escobar, se ai po i kërkon kompromis Kosovës e jo Serbisë dhe përgjithsisht ‘zemërimi’ i Albin Kurti me ofertën për asociacion e me planin franko-gjerman, paralajmërimet e këtilla mbase mund të jenë indikacion që Kurti do të kërkoj legjitimitet te ri, natyrisht përmes zgjedhjeve të parakohshme”, ka shkruar ai nb facebook.

    Ai gjithashtu ka shtruar pyetje se sui do të jetë kauza e zgjedhjeve nëse mbahen.

    “Por cila do të jetë kauza e zgjedhjeve nëse mbahen, qysh me e luftu Amerikën imperialiste e Evropën ‘shtrigë’?!”, ka shkruar Berisha.

    Postimi i plotë:

    TIK TOK, TIK TOK!

    PO VJEN 31 JANARI!

    Informacionet nga kampi i kryeministrit Kurti, nëse nuk janë spekulike, agjetacion e propagandë, n’a thonë se ai tashmë e ka përgatitur letrën e dorëheqjes, e cila pritet të komunikohet shpejtë.

    Akuzat e kryeministrit ndaj emisarit special amerikan Escobar, se ai po i kërkon kompromis Kosovës e jo Serbisë dhe përgjithsisht ‘zemërimi’ i Albin Kurti me ofertën për asociacion e me planin franko-gjerman, paralajmërimet e këtilla mbase mund të jenë indikacion që Kurti do të kërkoj legjitimitet te ri, natyrisht përmes zgjedhjeve të parakohshme.

    Por cila do të jetë kauza e zgjedhjeve nëse mbahen, qysh me e luftu Amerikën imperialiste e Evropën ‘shtrigë’?!

    51%, i Albinit dhe i Vjosës, shpallni luftë Amerikës, se nuk i keni këtu bulduzherat e politikës me i sha më! Veç mos ikni pastaj me piskatë ciu, ciu, s’i tucana!

    S’të duhet fitorja Albin, edhe pse në këtë momentum politik atë e ke të sigurt, pa gajle!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark