×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Gazetari kosovar tregon strategjinë që sipas tij Kurti po e përdor për targat

    Insajderi
    22 November 2022 - 22:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari kosovar, Bekim Kabashi, ka treguar strategjinë që, sipas tij, kryeministri Kurti po e përdor për çështjen e targave.

    Sipas Kabashit, Kurti po shpreson që situata ku e ka futur veten me vendimin për targat, do ta nxjerrin Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Ai tha se Kurti e ka lënë në dorën e ambasadorit Hivenier diskutimin me Brukselin.

    “Unë po shoh një strategji të z.Kurti, dmth një rrugëdalje nga kjo ku e ka futur veten me vendimin për targat, pa e dëgju ShBA’në. Hajde po i lajmë anash se po kemi dyshime te Bashkimi Evropian, edhe pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës na thonë se janë të koordinume maksimalisht me Bashkimin Evropian, por që ne po bazohemi veç te ShBA’të, ku edhe sot z.Kurti i ka var komplet shpresat që me nxjerr prej kësaj situate ku e ka fut veten me targat. Pra, ia ka lanë Ambasadorit amerikan Hovenier që me diskutu me Brukselin, por për targat sërish, nuk po flaism për negociatat për marrëveshjen finale apo si të duash quaje, se tash po jemi të rezervuar me e quajt marrëveshje finale”, ka deklaruar Kabashi në ATV.

    Ndryshe, pas mesnatës, Kurti ka shtyrë për 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës.

    Faza e dytë ka paraparë shqiptimin e gjobave prej 150 eurosh për qytetarët që qarkullojnë me targa të tilla.

    Kërkesën për shtyrje 48-orëshe e kanë bërë Shtetet e Bashkuara.

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës shtyrje 48-orëshe të vendimit për shqiptimin e gjobave, për t’i lejuar zyrtarët evropianë dhe ata amerikanë që të angazhohen me Kosovën dhe Serbinë për të gjetur zgjidhje për këtë çështje.

    Si përgjigje ndaj kërkesës së ambasadorit amerikan, Kurti ka thënë se është i gatshëm të punojë me SHBA-në dhe BE-në për të gjetur zgjidhje në dy ditët e ardhshme.

    Departamenti amerikan i Shtetit është shprehur i zhgënjyer për mosarritjen e një marrëveshjeje mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për këtë çështje, pas takimit disaorësh që kanë zhvilluar më 21 nëntor në Bruksel, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

    Kurti dhe Vuçiq “duhet të bëjnë koncesione për të siguruar që nuk rrezikojnë paqen e arritur me vështirësi në një rajon veçse të brishtë”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price.

    Zhgënjim për mosarritje të marrëveshjes kanë shprehur edhe Bashkimi Evropian, Mbretëria e Bashkuar dhe NATO-ja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark