Gazetari Krasniqi: Ramiz Lladrovci është dëshmitar i Specialës, ky veprim i tij mund t’i demtoj të akuzuarit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Gazetari Krasniqi: Ramiz Lladrovci është dëshmitar i Specialës, ky veprim i tij mund t’i demtoj të akuzuarit

    Insajderi
    29 October 2021 - 21:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Besnik Krasniqi ka thënë se deklaratat e Ramiz Lladrovcit mund të bëhen sebep që ish presidenti Hashim Thaçi e të tjerët të mbetën në paraburgim, shkruan Insadjeri.

    Ramiz Lladrovci ditë më parë kishte deklaruar se është telefonuar nga Hashim Thaçi e Rexhep Selimi, gjë që sipas Krasniqit mund të përdoret si alibi nesër dhe të mos aprovohet kërkesa për lirim me kusht të krerëve të UÇK-së.

    Ndonëse, Ramiz Lladrovci ka deklaruar se ai nuk është thirrur si dëshmitarë në Hagë ku po gjykohen katër krerët e UÇK-së.

    Postimi i plotë:

    Përderisa Hashim Thaçi e të tjerët po synojnë ta bindin Gjykatën Speciale që t’i lirojë përkohshëm nga paraburgimi, një dëshmitar i Hagës që është kandidat për kryetar komune po thotë që është telefonuar nga Thaçi e Rexhep Selimi, të cilët ndodhen në paraburgim.

    Pra, dy të akuzuar e paskan telefonu dëshmitarin e Hagës.

    Këtë mund ta përdor gjykata si alibi nesër, që të mos e aprovojë kërkesën për mbrojtje jashtë grilave të Hagës.

    Fundja, ndërkombëtarët na e bënë Specialen në Hagë, pikërisht nën justifikimin se të akuzuarit po i frikësojnë ose po bëjnë pazar me dëshmitarët.

    Pra, lajmi për telefonatat që mund t’i sjell vota kandidatit, ka rrezik të bëhet sebep që Thaçi e të tjerët të mbeten në paraburgim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark