Insajderi
Lajme

Gazetari për “mbretin” e lojërave të fatit: Ervis Martinaj është vrarë, nuk ka asnjë dilemë

Insajderi
24 October 2025 - 10:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gazetari për “mbretin” e lojërave të fatit: Ervis Martinaj është vrarë, nuk ka asnjë dilemë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Familja e ish “mbretit” të lojërave të fatit, Ervis Martinaj, kërkoi shpalljen zyrtarisht të zhdukur të tij.

Gazetari Sokol Bregu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV të enjten, deklaroi se Martinaj nuk është gjallë.

“Nuk kemi asnjë lidhje logjike pse Martinaj është gjallë. Thonë se meqë u arrestua Aldo Avdyli e ka vrarë ky. Njeriu që e konfirmoi vdekjen e Martinajt, është gazetari Baton Haxhiu. Deklaratën e parë publike e ka bërë ai.

A është vrarë Martinaj? Po është vrarë, nuk vihet në diskutim. Aldo Avdylaj, apo Indrit Dokle?

Ai që e ka bërë këtë e di fare mirë.

Në zhdukjen e tij ka një inspektor policie që u arrestua. Emri të cilin nuk e përmenda, emri i tretë që përmendet, është Ervis Lami”, tha ndër të tjera Bregu.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark