Olluri tregon se cilat janë sfidat e ‘Qeverisë Kurti’, si do t’i përballojë ai negociatat me Serbinë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Fokus 3

    Olluri tregon se cilat janë sfidat e ‘Qeverisë Kurti’, si do t’i përballojë ai negociatat me Serbinë

    Insajderi
    13 October 2019 - 20:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori Ekzekutiv i Gazetës Insajderi, Parim Olluri,  i ka përmendur disa nga sfidat kryesore që e presin Qeverinë Kurti. Nga pikëpamja e tij duke që nuk do t’i lë shumë vend për ta shijuar pushtetin për të cilin ka punuar për mbi një dekadë e gjysmë.

    “ Po besoj që opozitë e fortë do të jetë edhe AAK dhe Nisma nëse e kalon pragun edhe PDK, po edhe nëse opozita është skajshmërishtë e dobët, VV-ja do të jetë para disa vendimeve që mëdha bëhet opozitë që ëshët dialogu dhe miratimin e asaj që VV-ja  tërë kohën e ka quajtur “Zajdenica”, është shprehur Olluri.

    Olluri ka thënë se Kurti do të jetë para disa vendimeve që mund t’ia dëmtojë imazhin politik të Kurtit.

    “Kurti është para disa vendimeve që mund t’ia dëmtojnë imazhin politik, ka pas protesta ka pas kundërshtime një dekadë e gjysëm dhe ai duhet të ulet me LDK-në të gjejnë një mes të mirëkuptushëm mes Serbisë dhe BE-së. Kurti është para kësaj sfide që nuk ka nevojë të kritikohet, drejt dialogut dhe Zajdenicës do të ketë kritikë publikun se sa vetë opozitën”, ka shtuar Olluri.

    InDoks në këtë emision ka realizuar një profil të kryeministrit në ardhje, Albin Kurti që kur ai u shfaq në publik, rrugëtimin e tij në politikë jashtë dhe brenda institucioneve, si dhe zigzaget e tij përgjatëaktivizimit nga një idealistë i pakompromis në një politikan pragmatik makiavelist. Nga tërheqja zvarrë e një lope nga aktivistët e tij, deri te vendosja me zell e kravatës./InsajderiInDoks

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark