Insajderi
Botë

Gazetarja amerikane rrëmbehet në mesditë në qendër të Bagdadit

Insajderi
01 April 2026 - 09:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gazetarja amerikane rrëmbehet në mesditë në qendër të Bagdadit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një incident i rëndë tronditi qendrën e Bagdadit, ku gazetarja amerikane, Shelly Kittleson u rrëmbye në mesditë nga një grup burrash të armatosur.

Sipas dëshmitarëve, ata ndaluan makinën e saj, e tërhoqën jashtë dhe u larguan me shpejtësi, duke lënë pas panik dhe tmerr mes qytetarëve.

Ministria e Brendshme e Irakut konfirmoi ngjarjen dhe njoftoi se një i dyshuar u ndalua pas një ndjekjeje të shpejtë nga forcat e sigurisë.

Sipas autoriteteve, kërkimi për të gjithë përgjegjësit vazhdon intensivisht, shkruan skynews.

Ende asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësi për rrëmbimin, duke shtuar tensionin në një qytet që përballet me rritje të dhunës së armatosur.

Autoritetet kanë bërë thirrje për qetësi dhe kanë garantuar se po bëhet gjithçka për të siguruar lirinë e gazetares.

Ekspertët paralajmërojnë se ky incident mund të ketë ndikim të madh mbi sigurinë e gazetarëve të huaj në Irak, vend që vazhdon të jetë i ndjeshëm ndaj akteve të dhunës dhe rrëmbimeve.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark