Gazetarja e CNN-it plaçkitet nga një person teksa po raportonte live - Insajderi
×
LifeStyle

Gazetarja e CNN-it plaçkitet nga një person teksa po raportonte live

Insajderi
02 July 2020 - 07:53
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Reporterja e CNN-it në Brazil ka qenë viktimë e një plaçkitjeje nga një burrë i pastrehë, i cili i kërkoi portofolin nën kërcënimin e thikës derisa ajo po raportonte live.

Bruna Macedo dhe ekipi i televizionit ishin në afërsi të urës Bandeiras në Sao Paulo, nga ku po raportonin live për rritjen e nivelit të ujit në lumin Tete, si rezultat i reshjeve të mëdha të shiut.

Gjatë transmetimit live, i dyshuari fillimisht “inspekton terrenin” dhe më pas i afrohet Macedos dhe kolegut të saj Rafael Colombos. Ai pa u menduar dy herë nxori thikën, kurse Macedo duke parë se i rrezikohej jeta ia jep dy telefonat, transmeton telegrafi.

Për fat të mirë ajo nuk është lënduar nga ky kërcënim e këtë e ka konfirmuar kolegu i saj Colombo, duke bërë të ditur se ajo është rikthyer shëndoshë e mirë në zyrat e CNN. /Insajderi.org 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark