×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Gazetarja e RTK-së e bojkotoi konferencën e Hajdarit, televizioni publik e transmeton me pamje të ministrisë

    Insajderi
    01 August 2023 - 20:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në ora 14:00 ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka thirrur një konferencë për medie.

    Me të filluar konferenca, gazetarët e pranishëm në sallë kanë bojkotuar atë si shenjë revolte ndaj vendimit për pezullimin e licenses së mediumit Klan Kosova.

    Këtë konferencë e ka bojkotuar edhe gazetarja e Radio Televizionit të Kosovës, duke e lëshuar sallën bashkë me gazetarët e tjerë.

    Mirëpo sipas burimeve të Gazetës Insajderi, bordi i RTK-së nuk e ka pritur aspak mirë bojkotimin e gazetares.

    E përkundër që gazetarja e tyre e ka lëshuar sallën, RTK-ja e ka marrë prej faqes së Ministrisë duke e transmetuar konferencën e Ministres Hajdari.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark