Gazetarja Donjeta Islami ka shpalosur detaje rreth grupit famëkeq “Albkings”. Ajo në “Rreth e Rrotull” të rtv Dukagjinit ka thënë se në këtë grup promovohej prostitucioni dhe pedofilia.
Islami u shpreh se në këtë grup, grave e vajzave ju vendosej një çmim që kinse për kryer shërbime seksuale.
“Jemi duke folur për një grup në të cilin promovohej prostitucioni e pedofilia, ku përdoreshin fotografi të vajzave dhe grave , madje ju cekej edhe një çmim për të kryer shërbime seksuale. Ka pasur raste kur janë publikuar edhe persona të mitur teksa kryenin akte seksuale, pastaj kërcënonin thonin kaq para nëse do ma ta fshi postimin”, tha ajo, shkruan Insajderi.
Gazetarja tregoi se si iu shpërndaheshin të dhënat personale, dhe kërkesat që bënin anëtarët e këtij grupi.
“Ka pasur kërkesa të ndryshime të tipit, a ka ndonjë prej Shkupit apo tjetër. Aty publikoheshin të dhënat e tyre, rrjetet e tyre sociale, fotografi ndoshta me bashkëshortë, me familje me fëmijë shpërndaheshin pa kurrfarë pengese”, u shpreh gazetarja.
Tutje, ajo tregoi për ndikimin që pati shkrimi i publikuar në Insajderi.
“Fillimisht numri i anëtarëve ka qenë 80 mijë, dhe për fat të keq pas publikimit të shkrimit numri ka arritur numër marramendës afro 150 mijë mijë persona. Dhe, i kemi pasur dilemat si Insajderi se a duhet të dalim me emrin e grupit, pra “Albkings” apo jo, por për të pasur ndikim kemi vendosur ta bëjmë publik edhe emrin dhe më atë çka pasojo, gjë që nuk e kemi pritur e pamë që kemi të bëjmë me një grup manjakësh”, deklaroi ajo.
Gazetarja ka konfirmuar se Policia e Kosovës i kishte kërkuar që për një periudhë mos ta publikonte lajmin, dhe se si erdhën deri tek vendimi që lajmi duhej të publikohej.
“Ne kishim informacion qysh herët për ekzistencën e këtij grupi por ka qenë Policia e Kosovës, ajo me të cilën unë kam qenë vazhdimisht në kontakt , dhe na ishte kërkuar që njëherë për njëherë të mos publikojmë diçka. Kemi pritur për një periudhë rreth një muaj dhe nuk kemi publikuar asgjë dhe përderisa nuk kemi parë që po ndërmerret diçka konkrete, e kemi marrë vendimin që ta publikojmë lajmi dhe t’i bëjmë të ditura krejt këto të bëma denigruese dhe materiale diskredituese të grave dhe vajzave që publikoheshin në këtë grup”, potencoi ajo në Dukagjini.
Gazetarja Islami përmendin rastin e vetëvrasjes së një gruaje në Durrës, e cila pikërisht për shkak shpërndarjes së fotografisë së saj intime vrau vetën me helm.
Gazeta Insajderi ka raportuar ekskluzivisht për grupin “Albkings”: