×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Albkings ka promovu edhe pedofili” – Vranovci tregon detaje shokuese për grupin famëkeq

    Insajderi
    18 April 2024 - 15:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazeta Insajderi ka raportuar ekskluzivisht për ekzistencën e grupit famkeq “Albkings”, në të cilin ka fotografi eksplicite, të dhënat personale të grave, si numrat, vendbanimi, llogaritë e tyre nëpër rrjetet sociale. Madje, iu vendosej edhe çmimi për shërbime seksuale.

    Ndërkohë që njëri nga menaxhuesit e grupit famëkeq “Albkings” në Telegram, ku vazhdimisht publikohen pamjet intime të grave, është arrestuar.

    Lidhur me këtë grup, ka shpalosur detaje shokuese redaktorja e Gazetës Insajderi, Valmira Vranovci.

    Vranovci tregoi edhe një rast se si ishte promovuar edhe pedofilia në grupin Albkings.

    “Mandej ka qenë edhe një bebe tri vjet me një grua të moshuar dmth ajo gruaja e moshuar e zhvesh beben edhe bon dicka, nuk di ka i kanë marrë ato video. Ndërkohë anëtarët e grupit e përkrahnin veprimin”, deklaroi Vranovci.

    Vranovci ndër të tjera theksoi se pas raportimit të Insajderit për grupin Albkings janë përballur me kërcënime e shantazhime nga më të ndryshmet nga menaxhuesit e këtij grupi.

    “Na kane qit fotot ne grup, na kane zhvesh me montazhe. Na kanë thënë kemi me ardhë në zyre me iu çu në ajer”, tha ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark