Gazetat turke shkruajnë për Morena Tarakun: Nga Stambolli synon të lidhet me botën - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Gazetat turke shkruajnë për Morena Tarakun: Nga Stambolli synon të lidhet me botën

    Insajderi
    13 February 2021 - 11:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, ka tash e sa vite që është shpërngulur dhe jeton dhe vepron në Stamboll të Turqisë.

    Krahas karrierës së njohur që ka kryesisht si modele dhe blogere në trevat shqiptare, Taraku së fundmi synon të shtrijë njohjen e saj edhe në shtetin turk.

    Shumë prej gazetave të njohura atje kanë nisur të shkruajnë për Morenën, duke cekur nisjen e rrugëtimit të saj të ri në muzikë, më konkretisht këngën e re që do ta sjellë në turqisht.

    Bukuroshja me prejardhje nga Peja, ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory disa nga kronikat e gazetave turke, që kanë filluar të raportojnë për të.

    Foto: Morena Taraku/InstaStory

    “Morena Taraku pohon se do të hapet me botën nëpërmjet Stambollit. Ajo e konsideron Stambollin si derë për të depërtuar në tregun botëror. Së shpejti do të publikojë këngën e saj në turqisht për fansat e saj turq”, shkruan një prej gazetave me renome në Turqi.

    E përditshmja turke “Kelebek” gjithashtu i ka dedikuar një hapësirë Tarakut, me titullin: “Nga Stambolli, do të lidhem me botën”.

    Gazetat turke i janë referuar Morenës si rap-artiste, marrë parasysh projektet e fundit muzikore në shqip, në të cilat ka kënduar kryesisht të zhanrit hip-hop. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    21 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark