Kjo gjë ju motivon të nxitoni për të ndjekur në stadium ndeshjen Shqipëri-Zvicër – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Kjo gjë ju motivon të nxitoni për të ndjekur në stadium ndeshjen Shqipëri-Zvicër

    Insajderi
    15 May 2016 - 16:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kështu, kurioziteti i zbuluar nga ky studim, konsiston në faktin se ndeshja mes Shqipërisë dhe Zvicrës, në kalendar për tu zhvilluar më datë 11 qershor në Lens të Francës do të jetë më e konvenueshmja për tu parë në stadium, në fazën kualifikuese në grupe, të paktën duke iu referuar çmimeve të hoteleve. Një natë në dhomë dopio kushton rreth 134 euro.

    Në fushë për këtë ndeshje do të jenë shumë emra të njohur si Lichtsteiner , Shaqiri, Behrami e Xhemaili, për të kaluar te Berisha, Hysaj e Memushaj. Nuk mendoni se ja vlen vërtetë të shkohet në stadium për t’i parë?

    Për të kuptuar vërtetë se vlera prej 134 euro është më e ulta, do të ndihmojë një tjetër kuriozitet i zbuluar nga ky studim i publikuar sot në “Gazzetta dello Sport”.

    Sipas të njëjtit studim, ndeshja më e kushtueshme për tu ndjekur në këtë fazë të grupeve, do të jetë Itali-Irlandë, shkruan Telesport.

    Një lajm ky aspak i mirë për të gjithë ata tifozë të Italisë që kishin ndër mend të ndiqnin “azzurrët” në Francë. Një natë fjetje në Lille për ditën e ndeshjes do të kushtojë rreth 814 euro, gjashtë herë më e shtrenjtë se ajo për ndeshjen Shqipëri-Zvicër.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark