Gecaj: Adonis Tahiri është Pinoku anarkist i Vetëvendosjes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gecaj: Adonis Tahiri është Pinoku anarkist i Vetëvendosjes

    Insajderi
    17 December 2016 - 10:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     

    Bajram Gecaj, zëvendësministër dhe këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, e ka quajtur zëdhënësin e Komunës së Prishtinës, Adonis Tahirin, Pinoku i Lëvizjes Vetëvendosje.

    Gecaj këtë deklaratë e ka bërë pasi thotë se Tahiri ka gënjyer kur ka thënë se Gecaj ka kërkuar vetëm njëherë takim me kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmetin për draftligjin për Prishtinën.

    “Mbrojtja më e mirë thonë është sulmi. Si duket këtë e ka pasur mu në mendje edhe ky pinoku i Lëvizjes Anarkiste të Vetëvendosjes (LAV), Adonis Tahiri, kur më ka akuzuar, me një fjalor sa banal aq edhe primitiv, se unë nuk paskam thënë të vërtetën”, ka shkruar Gecaj.

    “Më poshtë shihni vetëm një nga kërkesat bërë Kryetarit të Prishtinës për takim, dhe e cila demanton plotësisht ‘të vërtetën’ e pinokut të LAV i cili publikisht dje theksoi se Shpend Ahmeti ishte kontaktuar nga MAPL vetëm një javë më herët”.

    From: Pranvera Gashi

    Sent: Tuesday, October 18, 2016 10:16 AM

    To: Shpend Ahmeti

    Cc: Fitore Pacolli; Diellza Kelmendi; Edona Bislimi; Bajram Gecaj; Rozafa Ukimeraj; Flutura Hoxha; Xhevat Tafa; Blerim Hasani; Saranda Lokaj

    Subject: Organizimi i takimit mes MAPL-së dhe Kryetarit të Komunës së Prishtinës

    Të nderuar/a,

    Po ju shkruajmë në emër të znj. Rozafa Ukimeraj, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), për të ju ftuar në një takim të përbashkët pune.

    Temë e takimit do të jetë: Ligji i Kryeqytetit të Republikës së Kosovës-Prishtinës.

    Në takim nga MAPL-ja do të marrin pjesë: Zëvendësministri z. Bajram Gecaj, Sekretarja e Përgjithshme znj. Rozafa Ukimeraj, u.d. e Udhëheqësit të Departamentit Ligjor znj. Flutura Hoxha si dhe Udhëheqësi i Grupit Punues për ligjin z. Xhevat Tafa.

    Takimi propozojmë që të realizohet me datë, 20 (ditë e enjte) Tetor.2016 në ora 14:30, në zyrat e Juaja.

    Ju lutemi që të na njoftoni nëse takimi mund të realizohet në kohën e propozuar nga ne.

    Me respekt,

    Pranvera Gashi

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark