Zëvendës kryeministri dhe këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj, ka thënë se të biseduarit me Serbinë , kryeministri i Kosovës nuk ka nevojë të vazhdoj përtej asaj që është biseduar në Bruksel.
“Kryeministri nuk ka pas nevojë të bisedoj përtej asaj që është biseduar në Bruksel”, ka thënë Bajram Gecaj për Klan Kosovën.
Por një gjë të tillë nuk e ka bërë Presidenti i Kosovë, Hashim Thaçi, i cili edhe pas ardhjes nga takimi në Bruksel, mbajtur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e ka vazhduar në një formë tjetër atë me telefon, formë të cilën Gecaj e ka komentuar se presidenti Thaçi mundë të “flet me kënd të dojë në telefon”.
Presidenti Thaçi, sot ka njoftuar se ka bërë një bisedë telefonike me homologun e Isa Mustafës, kryeministrin serb Aleksandër Vuçiq, ku sipas Thaçit, janë pajtuar për “normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ndërsa këshilltari i kryeministrit Mustafa ka thënë se “marrëveshjet për normalizim arrihen me ndërmjetësimin e BE-së dhe ShBA-ve”. /Insajderi.com