Gecaj: Nuk bëjmë koalicion me VV-në pa u larguar Kurti e Molliqaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gecaj: Nuk bëjmë koalicion me VV-në pa u larguar Kurti e Molliqaj

    Insajderi
    08 December 2016 - 19:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka thënë se partia së cilës i takon, LDK, ka mundësi që të bëjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, por me kusht që partia më e madhe opozitare “të kthjellet” fillimisht.

    E kthjellja sipas Gecajt nënkupton që në Vetëvendosje të mos jenë ish-kryetari Albin Kurti dhe Sekretari Organizativ, Dardan Molliqaj.

    “Nuk mund të them nëse ndonjëherë mund të kemi koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Por edhe ka mundësi të ndodhë, nëse ata kthjellen. Kur aty të mos jenë figura si Albin Kurti dhe Dardan Molliqaj”, ka thënë Gecaj, që njëkohësisht është edhe këshilltar i kryeministrit Mustafa.

    Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai e ka quajtur Vetëvendosjen si lëvizje anarkiste ndërsa ka thënë se kjo parti ka kërcënsuar “se do të na tërheq zvarrë, edhe ne, edhe juve gazetarëve”.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark