Gecaj: Shpend Ahmeti po merret me probleme gjeopolitike e jo me Prishtinën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gecaj: Shpend Ahmeti po merret me probleme gjeopolitike e jo me Prishtinën

    Insajderi
    10 June 2016 - 14:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bajram Gecaj, zëvendësministër i Administratës së Pushtetit Lokal dhe njëherësh këshilltar i Isa Mustafës, i është përgjigjur një ftese që kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka bërë kryeministrit Isa Mustafa për debat televiziv.

    Gecaj ka thënë se Ahmeti përmes debateve të tilla dëshiron që të mbulojë dështimet e tij të deritanishme.

    Për më tepër, Gecaj ka thënë se Ahmeti po merret me probleme gjeopolitike e jo me Komunën e Prishtinës.

    “Janë dy karakteristika të cilat e dallojnë qeverisjen lokale të Ahmetit deri më tani. E para është marrja me probleme “të mëdha gjeopolitike”, aspak të ndërlidhura me punën dhe kompetencat e tij, dhe e dyta janë kunxhat (kunjat) e ngulur gjithandej nëpër Prishtinë”, ka thënë Gecaj.

    “Po të matet suksesi i Ahmetit me përmasën e të parës dhe me numrat e të dytës do të ishte kryetar model për një qytet. Por kështu si është ai nuk është për asnjë qytet e lere më për Prishtinën”, ka shtuar ai./Insajderi.com

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark