×
  • Lajme
  • Lajme

    Gecaj: Vetëvendosje bënë gjithçka vetëm për pushtet

    Insajderi
    26 March 2016 - 14:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të bëjë gjithçka vetëm që të vijë në pushtet.

    “Pra, këta anarkistë kokëfortë, deri më tani kanë provuar se mund të bëjnë shumë të pabëra, pa as më të voglin hezitim se po i shkelin të gjitha vijat e kuqe të kornizës demokratike, vetëm e vetëm për të arritur në pushtet”, ka thënë Gecaj.

    Ai po ashtu ka thënë se Vetëvendosje ka detyruar edhe partitë e tjera të opozitës  të dalin nga lëkura e tyre “që nënkuptonte përqafimin e mjeteve dhe metodave të dhunshme të cilat në parim ishin të huaja deri atëherë për natyrën dhe punën e këtyre dy subjekte”.

    :Për më keq, prej sëkëlldisë se po dobësohen nga përçarja, para disa ditësh ishim dëshmitar të një fenomeni bezdisesh e shumë të mbrapsht, kur lidershipi i LAV kërkoi ndihmë edhe aty ku nuk e lejon e moralshmja në politikë e as politika si etikë – kërkuan ndihmë nga fëmijët e shkollave të mesme”, ka shkruar Gecaj në llogarinë e tij në Facebook.

    Gecaj thotë se Vetëvendosje ka kërkuar edhe bashkimin e shoqërisë civile dhe deputetëve të LDK-së për arritjen e qëllimeve të veta./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    15 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark