Genc Prelvukaj kandidat i PDK-së për deputet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Genc Prelvukaj kandidat i PDK-së për deputet

    Insajderi
    09 December 2024 - 18:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtari Genc Prelvukaj, do jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të PDK-së, në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

    Këtë e konfirmoi vet ai për klankosova gjatë një interviste ku shtjelloi vizionin dhe planet e tij për një Kosovë më të zhvilluar.

    Megjithatë, Prelvukaj nuk hezitoi të adresojë kritika ndaj qeverisjes aktuale, duke e akuzuar për varfërimin e politikës së jashtme të Kosovës dhe përkeqësimin e standardit jetësor të qytetarëve.

    Pretendenti i PDK-së për karrigen e deputetit, paralajmëroi angazhime konkrete për ndryshime të prekshme në qeverisjen e ardhshme, duke përfshirë rikthimin e fokusit tek interesat e qytetarëve dhe fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

    A e konfirmoni se ju do jeni pjesë e listës së PDK-së si kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës?

    Genc Prelvukaj: Po, unë jam njëri prej kandidatëve nga lista e PDK-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark