Këngëtari Genc Prelvukaj kohë pas kohe bën postime, me të cilat prek temat politike.
Së fundi, ai përmes një statusi në Facebook, ka shkruar lidhur me homazhet që liderët politik po i bëjnë tek varrezat e dëshmorëve.
Genci u thotë politikanëve se kur të shkojnë tek varrezat e dëshmorëve duhet t’iu tregojnë se në çfarë gjendje e kanë katandisur vendin.
KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I GENCIT, PA NDËRHYRJE:
“Të nderuar liderë politikë që drejtuat vendin për njëzet vite :
Në data të caktuara, kur bëni homazhe para varrezave të dëshmorëve, mos harroni që tu tregoni në çfarë gjendje e keni katandisur vendin, përfshirë edhe faktin se me çfarë kushtesh keni shitur e ato pëllëmbë tokë te shtetit, në mbrojtje të së cilës ata ranë.
Tregoni secilit prej tyre qe ju keni larguar nga Kosova me shumë shqiptarë gjatë njëzet viteve të fundit se sa forcat policore e ushtarake serbe gjatë gjithë luftës”.
Kujtojmë se projekti i fundit nga Genc Prelvukaj titullohet “Bekim” dhe iu dedikohet Bekim Berishës dhe gjithë ushtarëve të rënë për çlirimin e Kosovës.