Genta Ismajli dhe Huseyin Usta muajt e fundit po udhëtojnë bashkë në vende të ndryshme.
Së fundi, çifti kishin veshur rroba dimri dhe u nisën për në Alpet zvicerane, për të shijuar sezonin e skijimit atje.
Këngtarja ndau disa imazhe nga mali Jakobshorn në kantonin zviceran të Graubünden, teksa tregon pamjet e mrekullueshme të atij vendi.
Dyshja u ngjitën në një lartësi të madhe mbidetare, nga ku shohin qytetin e bukur të Davosit.