Genta Ismajli sot feston ditëlindjen e 37-të, këngëtarja është aktive në skenën e muzikës vendore qysh nga viti 2004.
Genta falë projekteve të shumta ndër vite ka arritur që të krijoj një numër të madh të fansave gjithandej ku ka shqiptar.
E kontaktuar nga Insajderi Genta Ismajli ka ndarë një mesazh të veçanta për të gjithë fansat e saj.
Ajo u shpreh shumë e lumtur për të gjitha urimet që po i merr nga miqtë dhe fansat e saj dhe ndër të tjera shtoj: “Jam krenare për ju, ju falënderoj të gjithëve që më keni mbështetur gjatë gjithë kohës që keni qenë gjithmonë pranë meje dhe ju dua të gjithëve.”
E pyetur se me kë do ta festoj këtë ditëlindje, Genta u përgjigj se ditëlindjen do ta festoj me të dashurin e saj Usten, në Zvicër.