Insajderi
Lajme

Gentrit Murseli zgjedhet anëtari më aktiv në Kuvendin Komunal të Gjilanit

Insajderi
04 June 2024 - 09:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gentrit Murseli zgjedhet anëtari më aktiv në Kuvendin Komunal të Gjilanit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gentrit Murseli, anëtar i Kuvendit komunal në Gjilan është shpërblyer me dy çmime kryesore. Murseli është zgjedhur si anëtari më aktiv në Kuvendin e Komunës në Gjilan dhe anëtari më aktiv nga të gjitha Komunat e monitoruara.

Ai përmes një njoftimi në Facebook ka falenderuar organizatat për zhvillimin e këtij projekti.

“Faleminderit dhe mirënjohje për zhvillimin e këtij projekti organizatave DEMOS dhe IKD dhe donatorëve, Zyra e BE-së në Kosovë, ambasadave të Zvicrës dhe Suedisë”.

Postimi i plotë i tij:

Të dashur miq,

Me emocione të jashtëzakonshme ju njoftoj se në bazë të vlerësimit të performancës të rreth 180 anëtarëve të kuvendeve komunale, jam shpërblyer me dy çmimet kryesore.

1.Anëtari më aktiv në Kuvendin e Komunës në Gjilan.

2.Anëtari më aktiv nga të gjitha Komunat e monitoruara!

Faleminderit dhe mirënjohje për zhvillimin e këtij projekti organizatave DEMOS dhe IKD dhe donatorëve, Zyra e BE-së në Kosovë, ambasadave të Zvicrës dhe Suedisë.

Faleminderit kolegëve nga LDK dhe të gjithë anëtarëve të tjerë në Kuvend që mbështetën iniciativat e mia buxhetore/legjislative sepse pa ta ky rezultat nuk do të ishte arritur.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark