Insajderi
Lajme

Geoffrey Nice viziton Reçakun

Insajderi
19 February 2026 - 14:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Geoffrey Nice viziton Reçakun
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë (ICTY), Geoffry Nice, ka vizituar Memorial Përkujtimor në Reçak.

Lajmin e ka bërë të ditur zyrtari i PDK’së, Shukri Buja, ku tha se bashkë me Nice dhe avokatin Taulant Hodaj vizituan banorë dhe të mbijetuar të Masakrës së Reçakut.

“Në tokën ku ndërgjegjja e botës u trondit nga krimi i rëndë ndaj civilëve të pafajshëm, u takuam me banorë dhe të mbijetuar të masakrës, dëshmitarë të gjallë të një plage që mbetet e hapur në kujtesën tonë kolektive. Vizituam kompleksin memorial, shtëpitë dhe vendet kyçe ku u morën jetë të pafajshme, por ku nuk u shua kurrë dinjiteti, qëndresa dhe e vërteta”, thuhet në shkrimin e Bujës.

“Ai është simbol i drejtësisë ndërkombëtare, njeriu që me guxim, integritet dhe profesionalizëm udhëhoqi ndjekjen penale kundër Slobodan Milošević, duke e vendosur para përgjegjësisë një regjim që shkaktoi vuajtje të panumërta”, vijon shkrimi i Bujës.

Buja ka thënë se kontributi i tij në mbrojtjen e së drejtës dhe së vërtetës është “tepër i çmuar”. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark