Insajderi
Lajme

Gërmimet në Zubin Potok, Hoxha: Në vitin 2024 u kontrolluan dy lokacione për të zhdukurit

Insajderi
20 August 2026 - 16:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gërmimet në Zubin Potok, Hoxha: Në vitin 2024 u kontrolluan dy lokacione për të zhdukurit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha, gjatë konferencës për ka folur edhe për gërmimet në Zubin Potok.

Hoxha, ka thënë se edhe në vitin 2024 ishin bërë gërmime në dy lokacione të ndryshime, ku dyshohej se mund të kenë qenë mbetjet e personave të zhdukur, më saktësisht, të atyre që njihen si grupi i intelektualëve.

‘‘Përgjatë tri viteve ky rast është trajtuar si rast i me trajtim të veçantë dhe prioritet, për shkak të kompleksitetit të rastit. Gjatë vitit 2024, është formuar një ekip i veçantë hetimor, ky angazhim ka vazhduar deri me datën 9.12.2024, gjatë kësaj periudhe janë realizuar dy urdhëresa për zhvarrosje, autopsi dhe identifikim. Në vazhdimësi të mbledhjes së informacioneve, janë realizuar edhe dy urdhëresa për zhvarrosje në lokacione të ndryshme të fshatrave Jabuk dhe Cerpulë të Zubin Potok, megjithatë ky aktivitet nuk kishte rezultate pozitive në atë kohë’’, ka thënë ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark