Gerta e lëndoi duke ia përmend që nuk është nënë, Rozanës i del në mbrojtje e motra e saj duke reaguar ashpër – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Gerta e lëndoi duke ia përmend që nuk është nënë, Rozanës i del në mbrojtje e motra e saj duke reaguar ashpër

    Insajderi
    19 January 2025 - 14:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Andeta Radit, përmes një lidhjeje telefonike me “Fan Club” ka reaguar për debatin mes motrës së saj, Rozanës, dhe Gerta Gixharit.

    Sipas Andetës, me shprehjen “unë kam atë që s’e ke ti”, Gerta ka lënduar Rozanën, që prej vitesh është përpjekur të sjellë në jetë një fëmijë.

    “Historia e Rozit është disa vjeçare, unë nuk dua ta tregoj këtu se do thoni viktimizohet familjarisht. U hap në mënyrën më të keqe të mundshme dhe u diskutua në një mënyrë që nuk do të doja të diskutohej. Nëse me Jozin ishte diçka e thënë, për të cilën Rozi s’ka pse reagon keq se nuk preket, me Gertën, ka pas një histori disa vjeçare që e ka kaluar mbi shpatulla”, tha motra e Rozanës.

    Andeta vijoi debatin përmes celularit me opinionistin Ronaldo Sharka dhe ish-banoren e “BBV”, Amber Candy.

    Ronaldo: Nuk besoj se ka Gertë apo grua tjetër që nuk dëshiron që një grua të përjetojë emocionin e mëmësisë. Unë mendoj se është më e rëndë ajo që Jozi i tha Rozanës, se sa ajo që Gerta i tha Rozanës, madje e bëri nipçe. E ke ti nipçe

    Andeta: Ajo tha unë nuk mendoj për këtu, por mendoj për njerëzit që ndodhen jashtë. Ndërsa, sa i përket Gertës, është një dramë e saj që e lëndon drejtpërdrejt. Nipçe nuk konsideroj askënd. Njerëz që Rozi mendon t’i falë, e di ajo kë të falë.

    Ronaldo: Të dyja vajzat kanë gabuar në këtë histori. Rozana provokoi, pastaj pse duhet të kenë edukatë vetëm ato që kanë fëmijë.
    Andeta: Unë nuk jam dakord që t’i përmendet mëmësia askujt.

    Ronaldo: Gertës i janë përmendur fëmijët, motra, i kanë thënë zhulse

    Andeta: Po, edhe Rozanës i është përmendur babai

    Ronaldo: Kur në mes të Prime, u dha klipi ku Laerti tregonte këtë gjë të Rozanës, pse ajo nuk e tregoi njësoj këtë situate?

    Andeta: Unë nuk e di nëse e kuptove, por Rozi nuk kuptoi asgjë nga klipi.

    Heidi: Si e sheh ti lojën e Rozanës, kemi Amberin në studio që e konsideron personazh teatral

    Andeta: Po, Amber, mund të më japësh tre arsye pse publiku e ka votuar Jozin?
    Amber: Publiku do dhe të mirën dhe të keqen që t’i përballë bashkë, në këtë rast, e mira isha unë, e keqja Rozana.

    Heidi: Si ka reaguar partneri i Rozanës, duke qenë se edhe ai preket nga ky debat?
    Andeta: Janë biseda që mund t’i diskutoni me të. Duhet të jeni të sigurt se ata të dy mbështesin njëri-tjetrin në çdo moment.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark