×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gërvalla diskuton për sulmin në Banjskë me deputetë austriakë

    Insajderi
    22 February 2024 - 10:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Informimi i drejtë i shteteve tona mike rreth zhvillimeve në Kosovë, përparimit të arritur në shumë fusha, veprimeve destabilizuese të Serbisë, aktit të agresionit ndaj Kosovës, sulmeve ndaj KFOR-it, dhunës sistematike, kërcënimeve dhe shantazheve të vazhdueshme ndaj qytetarëve në veri të Kosovës nga ana e strukturave ilegale, është domosodoshmëri si përgjigje ndaj propagandës agresive serbe kundër Kosovës.

    Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, në vizitë zyrtare në Austri, është takuar me deputeten e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme të Austrisë, Carmen Jeitler-Cincelli, kryetarin e Grupit të Miqësisë Austri-Kosovë, Andreas Minnich dhe deputetë të tjerë të parlamentit austriak, të cilëve iu bëri të ditur ndër të tjera në detaje edhe për sulmin në Banjskë dhe shtrirjen e sovranitetit shtetëror në tërë territorin e vendit.

    Republika e Kosovës, mbetet e përkushtuar në demokratizim të vendit, sundim të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit, mbrojtje të të drejtave të njeriut e lirisë së mediave, fusha këto në të cilat shteti ynë ka arritur rezultate të mëdha, të konfirmuara edhe nga raporte të ndryshme ndërkombëtare”, ka thënë Gërvalla para deputetëve austriakë.

    Më tej, Gërvalla i falënderoi deputetët austriakë për mbështetjen e Austrisë ndaj Kosovës dhe marrëdhëniet e fuqishme bilaterale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark