×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla e Kurti në Mynih kërkojnë votën e mërgimtarëve: Pa ju Kosova nuk do t’ishte çliruar

    Insajderi
    12 October 2024 - 16:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Punëve të Brendshme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në një takim me mërgatën në Mynih të Gjermanisë, dhe se pa ta Kosova nuk do të mund ta arrinte çlirimin e saj.

    Ndër të tjera, ministrja shton se as Qeveria Kurti, nuk do ta arrinte ndryshimin që e ka bërë në vitin 2021.

    “Më lejoni të iu siguroj dhe një herë që ne fortë mirë e dimë në Kosovë, që pa ju Kosova as nuk do të ishte çliruar, dhe as ndryshimi të cilin së bashku e kemi arritur në 2021-ën nuk do të ishte realizuar”, tha Gërvalla.

    Tutje, ajo shton se kjo qeveri ende nuk e ka arritur atë për të cilën është nisur, dhe se bashkë me diasporën dhe qytetarët e Kosovës, do ta arrijë këtë.

    “Do të kemi edhe shumë punë për të bërë sepse ende nuk jemi aty për ku jemi nisur, por së bashku me ju dhe së bashku me qytetarët që janë në Kosovë, jam shumë e bindur që kur të takohemi herën tjetër do të jemi edhe më ballëlartë, edhe më krenarë për arritjet tona”, u shpreh Gërvalla.

    Bashkë me ministren, në Mynih ishte dhe kryeministri, Albin Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    02 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark