×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rrugës për Nju Jork Gërvalla gjen kohë për opozitën, i akuzon se u shitën pasaporta në stacion treni 

    Insajderi
    08 February 2024 - 16:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se kanë udhëtuar për në SHBA bashkë me kryeministrin Kurti.

    Megjithatë, Gërvalla rrugës për atje ka gjetur kohë të kritikojë opozitën, shkruan Gazeta Insajderi.

    Përmes një postimi në ‘Facebook’, ajo ka hedhur akuza të llojllojshme. Në mesin e akuzave ishte edhe se kanë shitur pasaporta në stacion treni.

    “Ka vdekur koha e pazareve dhe emërimeve të ambasadorëve dhe konsujve nëpër kafene, telefonata të stilit pronto dhe në oda, të shpenzimeve marramendëse për udhëtime dhe hotele, të shitjes së pasaportave nëpër stacione trenash dhe pika karburanti, të sorollatjes me pasaporta dhe targa diplomatike dhe lloj-lloj malli nëpër ato vetura, të tonit harbut ndaj qytetarëve nëpër konsullata”, thuhet në postimin përplot akuza.

    “Për të gjitha këto mezi po pres të flasim edhe në Kuvend por edhe në publik. Qytetarët e Republikës së Kosovës meritojnë të dijnë se nga kush dhe si janë përfaqësuar vite me radhë jashtë vendit”.

    “Meqenëse detyra ime ma kërkon që sot të jem në Nju Jork dhe nga pamundësia që të jem e pranishme në atë seancë të Kuvendit, dua të përcjell mesazhin që jo vetëm që nuk i shmangem asnjë debati dhe asnjë hetimi, por mezi po pres që të flasim edhe për keqmenaxhimin e parasë publike edhe për punësimet e jashtëligjshme, familjarizmin dhe shkeljet konstante të ligjit në këtë ministri. Mezi po pres!”, ka shkruar Gërvalla. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark