Gërvalla i çon notë verbale KE-së për regjistrimin e tokës së Manastirit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla i çon notë verbale KE-së për regjistrimin e tokës së Manastirit

    Insajderi
    13 March 2024 - 12:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar sot në mbledhjen e Qeverisë se i ka kërkuar Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’ia regjistruar pronën Manastirit të Deçanit.

    Për këtë çështje ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, i ka dërguar notë verbale njoftuese Këshillit të Europës, siç njoftoi sot kryeministri Kurti.

    “Për të arritur një qëllim shumë më madhor që ia kemi borxh shtetit e që hap mundësi të papara më herët ne duhet të bëjmë një hap përpara me maturi e përgjegjësi si një vend i pavarur e sovran. Andaj, sot i kemi thënë Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kurse ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, zonja Donika Gërvalla, i ka dërguar notë verbale njoftuese për këtë çështje Këshillit të Europës. Më 22 mars është mbledhja e jashtëzakonshme i Komitetit atje, ka mesi i prillit është Asambleja Parlamentare e KiE dhe në fund të majit është Këshilli i Ministrave në Këshillin e Europës që vendos për anëtarësimin tonë”, tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark