×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gërvalla kujton martirët e Krushës së Madhe: Sakrifica e tyre është detyrim për të forcuar Kosovën

    Insajderi
    25 March 2024 - 14:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka përkujtuar martirët e Krushës së Madhe në 25-vjetorin e tyre të vrasjes.

    Me anë të një postimi në Faecbook, Gërvalla tha se sakrifica e tyre është detyrimi sublim për të ndërtuar dhe forcuar Kosovën si shtet të qytetarëve të saj.

    “25 vite me parë në Krushë të Madhe të Rahovecit dhe fshatrat përreth, Serbia kreu një masakër të tmerrshme ndaj popullatës civile të kësaj zone, duke vrarë 241 shqiptarë civilë. Këtë krim gjenocidal Serbia e bëri një ditë pas fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake serbe”, ka shkruar Gërvalla në Fecbook.

    “25 vite pas, Rusia ka thirrur për sot një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke tentuar të ngrejë një paralele absurde dhe të papranueshme mes ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, e cila ndaloi fushatën gjenocidale të Serbisë, dhe luftës së saj agresive për aneksimin e territorit të Ukrainës”.

    “Martirët e Krushës së Madhe, Krushës së Vogël dhe masakrave të tjera të shtetit gjenocidal serb në Kosovë, sakrifica e papërshkrueshme e të gjithë qytetarëve të Kosovës janë themel i lirisë dhe shtetësisë sonë. Asnjëherë nuk do rreshtim së kujtuari dhe nderuari të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës”.

    “Sakrifica e tyre është detyrimi ynë sublim për të ndërtuar dhe forcuar Republikën e Kosovës si shtet të qytetarëve të saj”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark