
Ministrja në largim e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka reaguar ndaj propozimit të kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për formimin e një qeverie nacionale tranzitore.
Kur u pyet sot nga gazetarët, ajo e ka quajtur këtë ide të papranueshme dhe e ka krahasuar me retorikën e viteve të pasluftës.
“Neve LDK ia kemi bërë një ofertë shumë të sinqertë, LDK-ja e ka refuzuar dhe ka nisur të flas për koalicioni sin ë vitin 1999 në kohën e UNMIK-ut, nuk është i pranueshëm një propozim i tillë . Unë dua të besoj që brenda LDK, jo vetëm në kuadër të grupit parlamentar ka mjaft njerëz që mendojnë përtej interesit personal edhe që ata njerëz do ta rrisin presionin kundër kryetarit Abdixhiku dhe ndaj partisë, me qëllim që te jap një përgjigje poziitve në të mirë të Kosovës”, tha ajo para gazetarëve, përcjell Insajderi.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kohët e fundit ka propozuar krijimin e një qeverie gjithëpërfshirëse tranzitore, si një zgjidhje për krizën politike aktuale në vend.
Propozimi i tij ka ngjallur reagime të ndryshme në skenën politike.