Gërvalla nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se është kureshtare për trajtimin e këtij rasti.
Vetëm tre ditë më parë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, kryetarja e degës sëkësaj partie në Gjermani nuk u lejua të futej brenda mbledhjes.
Ndërkaq, LDK u arsyetua me pretendimet se ata Gërvallën nuk e njihnin më si kryetare të degës së LDK-së në Gjermani dhe si e tillë nuk e lejuan të merrte pjesë në ngjarjen ku ishin kryetarët e degëve dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së.
Shumë politikanë dhe politikane femra i dolën në përkrahje Gërvallës, duke u distancuar nga trajtimi që i bëri asaj LDK-ja. /Insajderi.com