×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gërvalla nuk e ndërron mendimin për raketat që ranë në Poloni, përsëri thotë se ‘Rusia i hodhi’

    Insajderi
    08 December 2022 - 22:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pavarësisht se për hedhjen e raketave në territorin e Polonisë javë më parë kishte reaguar edhe shefi i NATO-s Jens Stoltenberg duke thënë se nuk i kishte hedhur Rusia, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz përsëri nuk mendon njëjtë.

    E ftuar në një studio televizive Gërvalla tha se “Po të mos ishte Rusia ato raketa nuk do të kishin shpërthyer në territorin polak”. Duke e mbështetur deklaratën e mëhershme për të cilën u kritikua mjaft shumë.

    Ministrja atëkohë e bëri përgjegjëse Rusinë, derisa Bashkimit Europian iu drejtua me një kërkesë të qartë – ta ndalë Putinin.

    “Ne vajtojmë humbjen e jetëve të pafajshme të polakëve që u vranë nga raketat ruse. Mendimet tona janë me familjet e tyre, Kosova qëndron krah njerëzve të Polonisë kundër regjimit të Putinit. BE-ja duhet të më e vendosur që të ndalë Putinin përpara se ai dhe satelitët e tij të sjellin luftë mbi gjithë kontinentin”, ishte reagimi i Gërvallës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark