×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gërvalla para deputetëve italianë shpalos vizionin integrues euroatlantik të Kosovës, njofton edhe për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë

    Insajderi
    07 February 2024 - 11:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, para deputetëve italianë ka shpalosur vizionin integrues euroatlantik të Kosovës.


    Disa nga temat kryesore që Gërvalla pati me Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme nga Dhoma e Deputetëve në Itali, z. Giulio Tremonti, ishin progresi i arritur në sundim të ligjit, demokratizim, avancim të të drejtave të njeriut, në veçanti të drejtave të komuniteteve jo-shumicë, bashkëpunimi rajonal në siguri, zhvillim ekonomik dhe integrim euroatlantik.


    Më tej, Ministrja Gërvalla ka njoftuar Kryetarin Tremonti dhe deputetët edhe për aktin e agresionit serb të 24 shtatorit në Banjskë, ku dhe kishte ritheksuar nevojën imediate për ndërmarrjen e veprimeve kundër atyre që në vazhdimësi po rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.


    Po ashtu, deputetët italianë kanë shprehur interes rreth proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova, sfidat dhe vizionin e qeverisë së Kosovës për të ardhmen e saj integruese. /Insajderi.org/

    Njoftimi i plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark